Sa kohë duhet të përdor krem që përmban antibiotikë?

Nëse zona juaj dhuruese është shëruar brenda 5 ditëve pas operacionit, nuk keni nevojë të vazhdoni të përdorni kremra që përmbajnë antibiotikë.

Sa kohë duhet të vesh kapelë pas transplantimit të flokëve?

Pas transplantimit të flokëve, ju rekomandojmë të përdorni kapelën tonë pas 10 ditësh.

Kur mund të bëj sport pas operacionit?

Ju duhet të prisni të paktën 1 muaj pas operacionit për të filluar ushtrimet.

A duhet ta laj kokën çdo ditë pas transplantimit të flokëve?

Ju duhet të lani kokën çdo ditë për 1 muaj pas transplantimit të flokëve.

Kur mund të heq fashën time pas mbjelljes së flokëve?

Ditën e dytë pas operacionit duhet ta lani kokën. Fasha hiqet para se të lani kokën dhe nuk ka nevojë të ripërdoret.

Sa kohë duhet të përdor shampo speciale?

Ju duhet të përdorni shampon e rekomanduar për 1 muaj. Ju mund të vazhdoni të përdorni shampon që përdorni gjithmone pasi të siguroheni që flokët dhe zona e kokës tuaj janë të shëndetshme.

Sa kohë duhet të përdor sprej Panthenol?

Duhet ta përdorni për rreth 15 ditë derisa koret të hiqet plotësisht nga lëkura.

Kur mund të bëj marrëdhënie seksuale pas transplantimit të flokëve?

Nuk ka asnjë kufizim në marrëdhëniet seksuale pas operacionit, rekomandohet të mos harxhohet shumë përpjekje.

A mund të përdor një produkt ndryshe nga produktet e rekomanduara?

Ju duhet të ekzaminoni me kujdes përmbajtjen e produkteve që do të përdorni, duhet të zgjidhni produkte natyrale që nuk do t’ju dëmtojnë dhe që nuk përmbajnë paraben.

A mund të përdor sprej panthenol në zonën e donatorëve?

Mund ta përdorni, por me këtë spreji do të mbarojë shumë shpejt.

A ka ndonjë produkt tjetër që mund të përdor në vend të sprejit Panthenol?

Ju mund të përdorni Bepanthol locionin për trup, ky produkt është në dispozicion në të gjitha farmacite.

Po në lidhje me prerjet e flokëve pas transplantimit të flokëve?

Ju mund te prisni flokët tuaj 1 muaj pas operacionit. Por, flokët e mbjelle mund të priten vetëm me gërshërë.

Çfarë duhet të bëj nëse shfaqet ënjtje?

Ënjtja është normale, mos u shqetësoni. Në cdo dy orë mund të aplikoni akull për 10 minuta, mund të masazhoni kokën butësisht. Ënjtjet do të zhduket brenda disa ditësh.

A merren në bagazhin e dorës në aeroplan ilaçet që përdoren pas transplantimit të flokëve?

Jo nuk merren, kështu që duhet të kontrolloni ilaçet tuaja. Mund të sjellni me vete 4 shishe bosh x 100 ml dhe të mbushni me produktet që ne ofrojmë.

Flokët e transplantuar kanë rënë, a duhet të shqetësohem?

Rënia e flokëve të transplantuar është normale. Edhe nëse flokët kanë rënë, gjëndrat e flokëve të transplantuar mbeten të paprekura. Mos harroni se transplantimi i flokëve është një proces që kërkon durim.

A mund të dalë në diell pas 3 muaj? Çfarë duhet të bëj?

Në raste të tilla, ju rekomandojmë të përdorni një kapelë ose krem dielli me faktor të lartë.

Çfarë ndodh nëse nuk marr finasteride dhe minoxidil?

Përdorimi i produkteve që përmbajnë këto substanca nuk janë të detyrueshëm, por përshpejton procesin e shërimit.

Pas transplantimit të flokëve sa kohë duhet të fle me kujdes?

Rekomandohet që për një javë të flini me kujdes.

Rezultatet e transplantimit të flokëve kur bëhen të dukshme?

Në 6 muajt e parë pas operacionit të transplantimit të flokëve, rezultati bëhet i dukshëm në 50%. Një rezultat i plotë zgjat nga 12 deri në 18 muaj.

Kur mund të filloj të laj flokët si më parë?

Pas rreth 15 ditësh, me majat e gishtave lehtë mund të filloni me masazh të flokëve, dhe pas 1 muaji mund të filloni të lani saktësisht si më parë.

A është transplantimi i flokëve një procedurë e dhimbshme dhe e vështirë?

Dhimbja e përjetuar gjatë transplantimit të flokëve ndryshon nga personi në person, por meqenëse operacioni kryhet nën anestezi lokale, nuk ndihet asnjë dhimbje e fortë. Në veçanti, operacionet me anestezi pa gjilpërë janë shumë më të rehatshme dhe pa dhimbje për pacientët.

Pas operacionit flokët e mia të reja a do të duket natyrale? A do të duket qe kam bërë transplantim flokësh?

Kur operacionet kryhen nga mjekë profesionistë dhe me përvojë, personi ka flokë me pamje natyrale. Smile Hair është një klinikë e besueshme në këtë drejtim.

A duhet të qëndroj në spital pas operacionit?

Jo, mund të shkoni në shtëpi ose hotelin tuaj në të njëjtën ditë.

Cila është pika më e rëndësishme që duhet t’i kushtoj vëmendje pas operacionit?

Është shumë e rëndësishme që ju të mbroni zonën e transplantuar të flokëve nga goditje e forta.

Sa zgjat operacioni i transplantimit të flokëve?

Një proces që zgjat nga 6 deri në 8 orë. Anestezia lokale aplikohet në zonë në 2-3 orët e para dhe pritet të ketë efekt. Pastaj, me një procedurë 30 – 45 minuta, grafti me gjëndra flokësh hiqet nga zona dhuruese. Në 2 – 3 orët e fundit, graftet vendosen në kanalet e hapura.

A mund të bëhet transplantimi i flokëve edhe nëse flokët e mia kanë rënë në tërësi?

Po, rrënjët e marra nga pjesë të ndryshme të trupit si shpina dhe gjoksi mund të transferohen në zonën e kokës me metodën Body Hair Transplant.

Ditët pas transplantimit të flokëve a mund të dalë nga shtëpia / hoteli?

Po, mund të dilni nga shtëpia / hoteli juaj dhe të shëtisni qytetin pas një periudhe pushimi të rekomanduar nga mjeku juaj.

Probleme të ndryshme shëndetësore a parandalon transplantimin e flokëve?

Disa sëmundje ose ilaçe që përdoren mund të parandalojnë transplantimin e flokëve. Është shumë e rëndësishme që historinë tuaj të shëndetit dhe ilaçet plotësisht t’ia tregoni mjekut. Në raste të tilla, mund të merren parasysh teknika dhe trajtime e ndryshme.

A është i rrezikshëm transplantimi i flokëve?

Kjo procedurë nuk përfshin ndonjë rrezik kur kryhet nga mjekë me përvojë dhe të kualifikuar në kushte të përshtatshme klinike.